Mar. Maj 7th, 2024

UP dhe Akademia e Studimeve Albanologjike e Shqipërisë me bashkëpunim, Kurti ndan detaje

By Rtv Arbëria Pri 13, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur sot që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Akademia e Studimeve Albanologjike e Shqipërisë kanë nisur bashkëpunim në katër drejtime të rëndësishme.

“Albanologjia dhe jo vetëm janë fusha për të cilat universitetet në Kosovë dhe Shqipëri duhet të kenë maksimumin e bashkërendimit dhe bashkëpunimit shkencor e profesional” ka thënë Kurti.

Kryeministri njoftoi se në kuadër të këtij bashkëpunimi do të krijohen grupet e punës për hartimin e projekteve strategjike në fushën e albanologjisë, do të ndërtohen programe të përbashkëta Master dhe Doktoraturë, do të krijohet platforma e përbashkët për shkëmbim të stafit akademik si dhe do të bëhen hulumtime të përbashkëta.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot u bë një hap i madh përpara në bashkëpunimin e studiuesve tanë.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Akademia e Studimeve Albanologjike e Shqipërisë ia nisin bashkëpunimit në katër drejtime me rëndësi.

Albanologjia dhe jo vetëm janë fusha për të cilat universitetet në Kosovë dhe Shqipëri duhet të kenë maksimumin e bashkërendimit dhe bashkëpunimit shkencor e profesional.

Krahas marrëveshjeve që qeveritë tona i kanë në fushën e arsimit dhe në fushat e tjera, marrëveshjet dhe projektet e përbashkëta të universiteteve dhe profesionistëve në çdo fushë janë shumë të mirëpritura dhe të nevojshme.

Rektori Prof. Dr. Qerim Qerimi dhe Rektori Prof. Dr. Luan Përzhita u dakorduan që midis dy institucioneve të arsimit të lartë të punojnë për:

1. Krijimin e grupeve të punës për hartimin e projekteve strategjike të përbashkëta në fushën e albanologjisë – përkatësisht në fushën e arkeologjisë, antropologjisë social- kulturore, historisë dhe atë të gjuhësisë.

2. Ndërtimin e programeve të përbashkëta në studimet Master dhe Doktoraturë në fushën e albanologjisë – arkeologji, antropologji social-kulturore, histori, dhe të gjuhësisë.

3. Krijimin e një platforme të përbashkët për shkëmbimin e stafit akademik në mes dy institucioneve.

4. Hulumtime të përbashkëta për trashëgiminë kulturore në Kosovë dhe Shqipëri.

Suksese profesorëve e studiuesve!

Së shpejti me nisma e projekte që jetësojnë synimet e përbashkëta.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *