Mar. Kor 16th, 2024

Ushtarët e ShBA-së stërvitin FSK-në

By Rtv Arbëria Mar11,2022

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar stërvitje bashkë me Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane. Disa javë stërvitje të Forcës me ushtrinë më të fortë në botë kanë kulmuar sot me disa ushtrime taktike.

Në këtë stërvitje të FSK-së me forcat e Shteteve të Bashkuara, e cila u realizuara në territorin e Kosovës, u simuluan situata lufte ku ushtria vepron.

Gjithashtu u treguan veprime të ushtrisë edhe në raste kur nevojitet ndihmë për qytetarët.

Gjuajtje dhe reagime të tjera të nevojshme në situata të rrezikshme, ishin veprimet e pjesëtarëve të ushtrisë më të re në Evropë bashkë me të cilët ishin amerikanët në rolin e këshilltarit.

E tek këta të fundit kishte diçka tejet të veçantë. Amerikani në uniformë ushtarake duket se kishte marrë dhuratë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e kishte vendosur në krah.

Stërvitjet e Forcave Operative Speciale Amerikane me Forcën e Sigurisë së Kosovës janë zhvilluar për disa javë rresht.

Forcat e ushtrisë amerikane kanë zhvilluar trajnime edhe me Njësinë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *