Mar. Maj 14th, 2024

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për therjen me thikë në Bregun e Diellit

By Rtv Arbëria Jan 14, 2023

IO raportoi më herët për një incident të ndodhur në Bregun e Diellit në Prishtinë.

Për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik, një 45 vjeçar është sulmuar me thikë nga një i dyshuar.

Ndërkohë, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detajet më të fundit lidhur me këtë ngjarje.

Ajo deklaroi për Indeksonline se në polici është vetëdorëzuar i dyshuari për këtë rast dhe se i njëjti është duke u intervistuar nga policia.

“… Policia aktualisht është duke intervistuar personin e dyshuar i cili para pak minutash është vetëdorëzuar në polici” tha Ahmeti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *