Sht. Tet 5th, 2024

Vuçiq përmend “konsulta telefonike” për problemin me Kosovën: Nesër do të flas më në detaje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka paralajmëruar se sot gjatë mbrëmjes do të ketë “konsulta telefonike” rreth situatës me Kosovën, megjithatë s’ka zbuluar se me kë.

Ai ka thënë se më shumë për këto biseda telefonike do të flasë të shtunën, ku do të flasë edhe për emrat që do ta përbëjnë qeverinë e re të Serbisë, shkruan N1.

Vucic gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar dy raunde takimesh me emisarët Escobar dhe Lajcak, derisa sot ka lënë të kuptohet se do të pranojë tabelat RKS dhe se do të kërkojë që serbëve të Kosovës t’iu lejohet hyrje-dalja pa i pajisur me dokument shtesë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *