Enj. Maj 2nd, 2024

Xhamia në Prishtinë dhe KFOR-i amerikan hapin kurs falas për mësimin e gjuhës angleze

By Rtv Arbëria Gus 21, 2023

Imami Labinot Maliqi njofton se xhamia “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, në bashkëpunim me KFOR-32 nga Kampi Amerikan “Bondsteel,” organizon kurs falas të gjuhës angleze.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi ndan detaje për mbajtjen e kursit.

Shkrimi i plotë:

Regjistrohuni në kursin e Gjuhës Angleze

Xhamia jonë, ”Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, në bashkëpunim me KFOR-32 nga Kampi Amerikan “Bondsteel,” organizon kurs të Gjuhës Angleze.

Fëmijët dhe studentët e interesuar, do të kenë nderin dhe mundësinë e veçantë të mësojnë dhe të ngritin nivelin e tyre të gjuhës angleze nga mësues anglisht-folës, ushtarë të Ushtrisë Amerikane të cilët shërbejnë në Republikën e Kosovës, e që janë profesionalisht të përgatitur për ta ligjëruar gjuhën angleze sipas metodave më bashkëkohore.

Grupet do të startojnë të shtunën, më 26 Gusht, 2023, në ora 10:00.
Ora mësimore zgjatë 90 minuta.
Të interesuarit për regjistrim mund të na kontakojnë në:
+383 44 479 370 (WhatsApp apo Viber) ose na shkruani mesazh në faqen tonë.
Adresa: Rr. Ernest Koliqi (Lagjia e Spitalit), në ambientet e xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë.
□ Kursi është pa pagesë dhe i hapur për të dy gjinitë. Numri është i kufizuar, andaj shpejtoni të regjistroheni

(Jam pafundësisht mirënjohës e falënderues ndaj miqëve tanë nga Ushtria Amerikane në Kampin “Bondsteel,” të cilët shprehën gatishmëri dhe ju përgjigjën pozitivisht kërkesës sonë për një bashkëpunim të tillë dhe të dobishëm për nxënësit dhe studentët e Kosovës. E falënderoj Zotin e Madh që i kemi këta miq, dhe asnjëherë mos e privoftë vendin tonë nga prezenca dhe mbështetja e tyre.)
JU MIRËPRESIM!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *