Mar. Maj 14th, 2024

“Xhorxh Bush” hapet vetëm për disa lloje automjetesh, drejtori Musliu jep detaje

By Rtv Arbëria Jan 13, 2023

Rruga “Xhorxh Bush” prej sot është e shfrytëzueshme vetëm për qarkullimin e autobusëve të Trafikut Urban, taksitë, automjetet e policisë, zjarrfikësve dhe autoambulanca.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, për IndeksOnline ka treguar se qarkullimi në këtë rrugë është i suksesshëm, policia dhe drejtoria e inspeksionit janë duke e kontrolluar dhe duke e mundësuar qarkullimin e drejtë.

“Po gjithsesi se do të jetë në kontroll sidomos në dy tre muajt e parë, ne jemi në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe drejtorinë e inspeksionit, realisht ata janë edhe pjesë e ekipës së taskforcës së komunikacionit, jeni dakorduar që të këtë kontroll të vazhdueshëm për një periudhë kohorë, derisa qytetarët apo shoferët të adaptohen me këtë ndryshim. Nuk ka afat për sa do të jëtë vetëm autobusët në rrugën “Xhorxh Bush”, ne mendojmë që gjithmonë do të jënë autobusët, taksitë dhe veturat emergjente, ka thënë Musliu.

Njëkohësisht komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjoba për veturat private që shfrytëzojnë këtë rrugë do të jetë 500 euro. Sipas Musliut ende nuk ka ndonjë gjobë pasi qytetarët janë duke iu përfillur rregullave.

Ai gjithashtu bëri të ditur se rruga “Bill Clinton” dhe “Tirana” është liruar nga komunikacioni i dendur.

“Ekipi është në teren, në kohë reale gjithmonë po marrim informata se si po ec projekti dhe çfarë po ndodhë, çfarë informata kemi mirëpo deri me tani gjithçka është në rregull dhe e menagjueshme. Nuk kemi ende asnjë gjobë për arsye se nuk kemi asnjë shkelje të rregullave dhe i kemi njoftuar edhe shoferët, andaj me sinqeritetin më të madh deri më tani është duke shkuar shumë mirë por në të njëjtën kohë e mira e gjithë kësaj është që informatat që po vijnë nga sektori i mobilitetit ka rezultuar shumë i suksesshëm, gjithashtu po shohim që kemi një lirim të komunikacionit në segmentin/rrugën Bill Clinton dhe rrugën Tirana”, theksojë Musliu për IndeksOnline.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *