Sht. Pri 27th, 2024

Zbulohet shkaku i “përrallës” së Gani Dreshajt me Luan Krasniqin

By Rtv Arbëria Sht 5, 2021

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, biznesmeni Gani Dreshaj, ka propozuar që boksieri Luan Krasniqi të emërohet ambasador i Kosovës në Gjermani.

Por, vet boksieri ka thënë se propozimi i dhënë nuk përkon me interesimin e tij.

Krasniqi ka thënë se nuk pretendon asnjë detyrë ose funksion, por është zotuar se si sportist, do të vazhdojë të punojë në vendosjen e urave të reja të miqësisë së Kosovës dhe Gjermanisë.

Lidhur me këtë, analisti Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se dekalarata që Krasniqi të jetë ambasador, duket më shumë humor se sa serioze.

Madje, Qarri theksoi se, Krasniqi e kuptoi më së miri ironinë e Dreshajt, andaj edhe e hodhi poshtë këtë shaka, dhe duke thënë se nuk përkon me interesimin e tij.

“Sado që pak ditë më parë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, biznesmeni Gani Dreshaj, doli me fabulën që boksieri Luan Krasniqi të emërohet ambasador i Kosovës në Gjermani, kjo tingëlloi më tepër si pikë për humor dhe shaka e ditës, se sa ndonjë propozim serioz, për përfaqësimin e një shteti nga një “boksier”, në një vend të madh e të zhvilluar dhe me politikë e diplomaci të përparuar, të njohur në Evropë dhe mbarë botën, si Gjermania. Për aq më tepër, habit fakti sesi edhe mediat vendore e morën kaq seriozisht dhe i dhanë dimensione kaq të mëdha një humori kaq të pa krip, por meqenëse z.Luan Krasniqi është rritur dhe jeton për kohë të gjatë në këtë vend, i cili njeh mirë edhe trendet politik e shtetëror të Gjermanisë si njëra nga fuqitë më të mëdha jo vetëm ekonomike por edhe politike në botë, vet ai e kuptoi i pari dhe më së miri, ironinë e Dreshajt, ndaj dhe hodhi poshtë këtë gafë të lëshuar në formë shakash të kafeneve, pa u lëshuar në cilësime dhe duke thënë vetëm se nuk përkon me interesimin e tij”

Tutje shtoi se në Gjermani, jetojnë me mijëra shqiptarë, e që në mesin e tyre ka qinda kuadro të shquara intelektuale dhe politike, të cilë do ta përfaqësonin më së miri diplomacinë e Kosovës.

Qarri tha më tej se deklarata e Dreshajt, është edhe si metaforë për turpërimin e Kosovës, nga e cila mund të jenë prekur interesat e partive të inkriminuara.

“Madje “legjenda” e Dreshajt bëhet edhe më e pa-denjë, duke pasur parasysh faktin, se në Gjermani jetojnë dhe punojnë disa qindra-mijëra shqiptar nga Kosova, në mesin e të cilëve ka qindra kuadro të shquara intelektuale, politike dhe diplomatike, të cilët njohin gjuhën, kulturën, traditat dhe politikën vendore dhe do të dinin ta përfaqësonin më së miri diplomacinë e Kosovës në këtë vend. Kështu që përralla e Dreshajt, tingëlloi edhe si metaforë për turpërimin e shtetit të Kosovës, kinse, pas vendimit të Qeverisë Kurti për ndërprerjen e mandatit të ambasadorëve edhe në Gjermani, ku me siguri janë prekur interesat e partive të inkrimnuara, përfshi edhe AAK-në, Kosova nuk paska as diplomat, për përfaqësim jashtë vendit dhe një shtet si Gjermania, për tu bërë gazi i botës dhe hy në librin e Ginisit, për mënyrën e përfaqësimit”, tha ai.

Ai tutje ka potencuar se Gërvalla i njeh dhe e din më së miri, ata që do e përfaqësonin me nder Republikën e Kosovës,.

Sipas Qarrit, Krasniqi duhet të falendërohet nga të gjithë, për vlerësimin realist, që edhe u zotua sportiest i madh në gjithë botën, madje edhe në ndonjë ofert nga Kosova, ai nuk do e merrte për shaka, dhe do e pranonte me gjithë dëshirë.

“Ndaj meqenëse edhe vet ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, për kohë të gjatë ka jetuar e punuar në Gjermani dhe është angazhuar në mënyrë aktive edhe në politikën gjermane, ajo i njeh dhe din më së miri, ata dhe ato kuadro, që do ta përfaqësonin me nder dhe dinjitet Republikën e Kosovës në një shtet të madh e të respektuar dhe dashamirë të veçantë të vendit tonë si Gjermania. Ishte vet sportisti i madh profesionist Luan Krasniqi, ai cili duhet të falenderohet nga të gjithë, për vlerësimin realist që i bëri situatës, ndaj dhe u zotua se si sportist madh, i kulaifikuar dhe i mirënjohur jo vetëm në Gjermani, Kosovë dhe Evropë, por në gjithë botën, do të vazhdojë të punojë në vendosjen e urave të reja të miqësisë së Kosovës dhe Gjermanisë, e në rast të ndonjë oferte nga Kosova, për udhëheqjen e ndonjë federate sportive, apo përfaqësim të sportit të Kosovës në Gjermani,unë jam i sigurte, se ofertën shtetrore, Luani ynë i madh, nuk do ta merrte më për shaka çasti, si mahinë e z. Dreshaj, por do ta pranonte me shumë dëshirë dhe konsideronte ftesë serioze për ta përfaqësuar vendin e vet, në atdheun e dytë të tij në Gjermani”, ka përfunduar Qarri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *