Sht. Pri 27th, 2024

Zvicra nuk lejon eksportin e armëve të saj në Ukrainë

By Rtv Arbëria Pri 24, 2022

Sekretariati shtetëror zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) hodhi poshtë kërkesën e Gjermanisë në lidhje me eksportin e municioneve zvicerane në Ukrainë.

Zëdhënësi i SECO Fabian Mayenfisch shpjegoi për të përditshmen “Sontagszeitung” se institucioni mori dy pyetje nga Gjermania në lidhje me dërgimin e municioneve të marra nga Zvicra në Ukrainë.

Gjermania prej kohësh refuzon dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë dhe sipas mediave zvicerane, arsyeja është se gjermanët nuk mund të dorëzojnë municion për mjetin e blinduar luftarak Marder, të cilin Ukraina e dëshiron.

Përkatësisht, prodhues i Marder është koncerni gjerman “Rheinmetall”, ndërsa municionin e prodhon fabrika e saj në Zvicër.

SECO refuzon të përcjellë municionin, i cili prodhohet në Zvicrën neutrale, në Ukrainë.

Të gjitha kërkesat e Berlinit u refuzuan, duke treguar neutralitetin e vendit.

Ky qëndrim i Bernës irritoi autoritetet gjermane, politikanët e të cilëve nga radhët e të Gjelbërve, siç bëri Mariluise Beck, akuzuan Zvicrën si bashkëpërgjegjëse për faktin se Gjermania nuk mund t’i dorëzojë Ukrainës armë të rënda.

Sipas mediave, ligji e pengon SECO-n të lëshojë licencë, pasi ligji ndalon eksportin e armëve dhe municioneve në vendet ku ndodhin konflikte të armatosura të brendshme apo ndërkombëtare, siç është rasti në Ukrainë.

Vendet që blejnë armë ose municione nga Zvicra marrin përsipër të mos i eksportojnë ato pa miratimin e Bernës.

Megjithatë, jo të gjithë i përmbahen kësaj, siç bën Britania e Madhe.

Britanikët u dërguan ukrainasve raketa antitank, kokat e të cilave ishin nga Zvicra.

Më pas, Londra zyrtare përdori një boshllëk në ligj, i cili përcakton se pjesët individuale të një arme nuk kërkojnë miratim të veçantë.

Në Zvicër, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka gjithnjë e më shumë qytetarë që janë të gatshëm të ndihmojnë autoritetet në Kiev dhe t’u dërgojnë armë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *