Mar. Tet 8th, 2024

Zyrtari i AAK-së: Kurti është kryetar i VV-së dhe LDK-së

Zyrtari i AAK-së, Selim Selimi ka thënë se kryeministri Albin Kurti është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Selimi përmes një cicërime në Twitter ka thënë se situata me kandidatin e VV-së për Prishtinë nuk duket e mirë.

Ai thotë se kryeministri Kurti sigurisht do të vazhdojë me mbyllje të vendit.

“Situata me kandidatin e VV për Prishtinën nuk duket e mirë. Kryetari i dy partive politike VV dhe LDK, Kryeministri Kurti, sigurisht do të vazhdojë me mbyllje, duke pasuar me ndonjë veprim populist nacional për të ngritur gjasat e kandidatit në këtë garë”, shkroi Selimi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *