Enj. Pri 25th, 2024

3 aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë, 12 vetura të përfshira, 7 të lënduar

By Rtv Arbëria Qer 9, 2021

Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë kanë ndodhur tri aksidente të ndara, në distancë brenda një kilometri.

Në këto 3 aksidente janë të përfshira 12 vetura, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Si pasojë e këtyre aksidenteve ka edhe persona të lënduar por që ende nuk dihet numri i tyre.

“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda prej një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, për numrin e tyre do t’u njoftoj më pas..”, u shpreh Krasniqi.

Si pasojë e këtyre aksidente janë krijuar edhe kolona të gjata.

E plotësuar:

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi njoftoi se nga këto aksidente kanë mbetur të lënduar 7 persona.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *