Mër. Qer 19th, 2024

Aktakuzë për të dyshuarin për përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë

By Rtv Arbëria Sht15,2023

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit B.V.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.V. ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme, dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me, NITRATE DE CALCIUM, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtareve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdarë, i njëjti me datë 21.02.2023, arrestohet nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime i pandehuri B.V. ka kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 të KPRK-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *