Sht. Kor 27th, 2024

Alarmi i IKSHPK-së: Varianti Delta po përhapet me shpejtësi, kështu mund të parandalohet

By Rtv Arbëria Gus11,2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës bëri me dije se trendi i rasteve me CoVID-19 përkatësisht me variantin Delta, po shkon çdo ditë e më shumë duke u rritur.

IKSHPK në një njoftim për medie iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen duke përmendu me radhë dobitë që vinë nga vaksina.

Sipas IKSHPK-së, efektet anësore nga vaksinmi kundër CoVID-19 kanë qenë minimale në Kosovë.

“➡️ Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë i IKSHP-së:

Qytetarë të dashur!

➡️ Varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe numri i rasteve po rritet! Sot u raportuan 888 raste pozitive! Trendi është në rritje!

Ju lutemi!

➡️ Vaksinohuni! 🙏

➡️ Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

➡️ Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

➡️ Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

➡️ Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

➡️ Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

➡️ Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

➡️ Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

➡️ Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

➡️ Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

➡️ Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

➡️ Vaksinohuni! 🙏

➡️ Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVIiD-19.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *