Sht. Tet 12th, 2024

Ambasadori britanik uron Memli Krasniqin

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar Memli Krasniqin për marrjen e pozitës së të parit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Abbott ka theksuar se pret që partia me të cilën do të udhëheq Krasniqi të ketë rol konstruktiv opozitar në Kuvend.

“Urimet e mia për Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij si kryetar i Partia Demokratike e Kosovës – PDK. Unë i uroj fatin më të mirë duke marrë partinë përpara dhe duke luajtur një rol konstruktiv opozitar në Kuvend”, ka shkruar Abbott.

Në Konventën e 10-të të mbajtur me 3 korrik, Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i PDK-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *