Enj. Pri 25th, 2024

BE: Borrell i kërkoi Lajçakut ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë, misionit i bashkohet edhe Escobari

By Rtv Arbëria Gus 22, 2022

Bashkimi Europian ka konfirmuar për Klankosova.tv, vizitën në Kosovë, të përfaqësuesit special të BE-së Miroslav Lajçak.

Në përgjigjien e dhënë nga zyrtarja për shtyp e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Paloma Hall Cabalero, thuhet se këtë vizitë të Lajçak në Kosovë por edhe në Serbi, e kërkoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Kësaj vizite pritet t’i bashkohet edhe emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

”Në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë të enjten e kaluar, të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë diskutimet. Në vazhdim të takimeve të javës së kaluar, Përfaqësuesi i Lartë Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak që të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi këtë javë (24-25 gusht 2022) në mënyrë që të avancohet drejt një zgjidhjeje të pëlqyeshme reciprokisht për të shmangur tensionet e reja në terren. Në misionin e tij, atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *