Pre. Pri 19th, 2024

Detaje të reja për aksidentin në rrugën Gjakovë-Prizren, tre të lënduar, dyshohet se u goditën këmbësorët duke pritur autobusin

By Rtv Arbëria Mar 17, 2023

Në aksidentin e sotëm në fshatin Rugovë, dyshohet se janë goditur disa këmbësorë që ishin duke e pritur autobusin në rrugë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bëre të ditur për IndeksOnline se në aksident janë përfshirë dy këmbësorë dhe një automjet, ku si pasojë kanë mbetur 3 persona të lënduar.

“Rreth orës 12:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rugovë (rruga Gjakovë-Prizren), ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe dy këmbësorë. Deri më tani 3 persona (dy këmbësorët dhe njëri nga shoferët e automjeteve) janë dërguar në Spitalin Rajonal-Gjakovë për trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë”, ka thënë Elezi.

Po ashtu, Zëdhënësi i Policisë theksojë se nga informatat e para gjendja e kembësorëvë është më rendë dhe janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjakovës

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *