Pre. Pri 26th, 2024

Krasniqi: Hap historik për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që do të hapin negociatat

By Rtv Arbëria Kor 16, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përgëzuar MAqedoninë e Veriut, për miratimin e propozimit francez.

“E përgëzoj shumicën parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila sot, duke treguar vetëdije të lartë shtetërore, me shumicë votash votoi propozimin francez”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai tha se është një hap historik për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, që do të hapin negociatat për anëtarësim në BE.

“Hap, sa i rëndësishëm, aq edhe historik për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat ditëve që vijnë do të hapin edhe zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar tutje ai.

Sipas tij, duhet vlerësuar përkushtimin e deputetëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët, sic tha ai, duke lënë anash populizmin e duke u sjellë si burrështetas në një kompromis jo të lehtë, dëshmuan lidership frymëzues për tërë rajonin.

“Vendimi i radhës i BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rikthen shpresën dhe besimin e lëkundur në të gjithë Ballkanin Perëndimor, posaçërisht për Kosovën që pret vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *