lajme ditore, e diel 16.08.2020

***Një ditë pas kërkesës urgjente të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar pezullimin e punimeve në rrugën R108 që prek zonën e Manastirit të Deçanit.Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media bën të ditur se Hoti ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila, në një pjesë të saj, e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.*** Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka rezultuar pozitiv për COVID-19.*** Ministri, Armend Zemaj ka folur në lidhje me sulmet që i janë bërë zyrtarëve policorë.Ai thotë që pengimi i tyre në detyrë dhe sulmet ndaj tyre janë akte të pa pranushme dhe si të tilla duhet ndëshkuar.*** Ditë më parë u lajmërua se Mali i Zi pritet të hap kufijtë e vet me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore, Bosnjën dhe Hercegovinën e Serbinë.Por, kjo nuk do të thotë që Mali i Zi nuk do të vazhdoj të kërkoj testin negativ të koronavirusit.Shumë qytetarë janë kthyer mbrapa pasi në pikë kufitare me Malin e Zi, Hani i Hotit nuk mund të kalosh pa e pasur testin negativ.*** Është ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte luftëtarin e UÇK-së, Sadri Selimin, nga Vërmica e Vushtrrisë. Kështu ka njoftuar bashkëluftëtari i tij, Safet Hasani, i cili thotë se është i bindur për pastërinë e Sadriut, dhe veprat e tij gjatë lufts së UÇK-së******moti: të dielen parashikohet mot pjeserisht me diell dhe me mundesi te reshurave te shiut dhe me shkarkime rrufesh ,temperaturat do të lëvizin nga 15c deri 25c.***covid-19 në Kosovë: total raste 11275. Të Shëruar: 6961, ***www.rtvarberia.com***

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi