Pre. Pri 26th, 2024

LAJME DITORE, E ENJTE, 22.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 22, 2020

PËRPLASJE MES HOTIT E VUQIQIT PËR MARRËVESHJEN FINALE

Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje me Kosovën ku përfshihet njohja e ndërsjellë.
Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Forumin e Sigurisë në Beograd, ku pjesë e panelit virtual ishte edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Derisa Hoti ka përsëritur disa herë se marrëveshja e paqes duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë, Vuçiqit i ka penguar kjo duke fajësuar Kosovën se po kushtëzon themelimin e Asociacionit me diçka që nuk është nënshkruar në Bruksel..

QEVERIA E QUAN TË SIGURT SISTEMIN NGA I CILI U VODHËN PËR 8 MINUTA 2 MILION EURO

8 minuta kanë qenë të mjaftueshëm që përmes një ndërmarrjeje kriminale shtetit nga Thesari t’i vidhen 2 milionë e 77 mijë euro.
Personi i vetëm, që deri tani ka përfunduar në pranga për këtë aferë, zyrtari i Ministrisë së Financave, Labinot Gruda, do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim.
Avokati Veton Rrecaj, që e përfaqëson Grudën , pas seancës për caktimin e paraburgimit, ka thënë se klienti i tij ishte vetë i 13-ti në zyrë dhe se prokuroria nuk ka prova që e inkriminojnë atë.
Një ditë me parë ministrja Hikmete Bajrami ka thënë se ”paratë janë të sigurta”, por avokati Rrecaj ka ngritur dyshime për këtë.
Kryeministri Hoti, i cili dikur vetë ka qenë ministër i Financave, ka thënë se sistemi është i sigurt.Ndërmarrja e dyshuar për transferin e parave nga të dhënat e siguruara ka përfunduar në orën 12:41, në kohën kur zyrtarët e administratës e kanë orën e pauzës në punë.
Faturat janë lëshuar në emër të tri projekteve rrugore. Zyrtari i Thesarit, i arrestuar, është i afërt me PDK-në, e paratë janë transferuar te familja e një anëtareje të kabinetit të Qeverisë Hoti.

NË AUV DYSHOHET SE U VODHËN PARA E DOKUMENTE TË NDJESHME

Hyrjet janë të mbuluara nga kamerat e zyrtarët policorë kujdesen për sigurinë e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, vendi nga ku është vjedhur kasaforta e institucionit.
Rreth katër orë dyshohet që u janë dashur personave që janë futur në objekt për ta marrë kasafortën.Deri tani ka pak informata se çfarë ka ndodhur, Ushtruesi i detyrës se kryeshefit të këtij institucioni, Naser Krasniqi, ka qenë i rezervuar në atë se çka ka thënë para mediave, me arsyetimin se për këtë rast do të mund të flitet kur institucionet e drejtësisë do të kenë rezultate të hetimeve.“Gjatë natës së mbrëmshme ka ndodhur një hyrje e paautorizuar. Me rastin besoj se janë duke vazhduar procedurat e policisë, çdo informatë më tutje mund të ndërhyjmë në procesin e policisë. Derisa Policia të jep informata, nuk mund të japim më tepër. Nuk mundem për shkak se Policia ka marrë të gjitha konfirmimet. Hyrja nuk e dimë sakt nga kanë hyrë, thuhet se kanë hyrë nga ana e prapme”, ka thënë Krasniqi.Askush nga institucionet e drejtësisë nuk ka folur për atë se çfarë mund të jetë vjedhur nga persona ende të paidentifikuar.Burimet kanë folur për një vlerë jo të madhe parash, por për dokumente të rëndësishme që janë gjetur brenda kasafortës, por për momentin nuk ka përgjigje zyrtare se çfarë dokumentesh mund të jenë ato.Policia e Kosovës, përveç konfirmimit që ky rast ka ndodhur, s’ka dhënë sqarime të tjera.Vjedhja e kasafortës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është kryer një ditë pasi është zbuluar skandali i vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari.

QEVERIA , MPJ-ja E PRESIDENCA NUK JAPIN DETAJE, PRITET ZYRTARIZIMI I NJOHJES NGA IZRAELI

Në diskrecion të plotë e pa dhënë shumë detaje, është duke u zhvilluar procesi i finalizimit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.
Megjithëkëtë, ministrja Meliza Haradinaj, gjatë raportimit të saj në Komisionin për Integrim Evropian, ka bërë të ditur se muajin e ardhshëm do të udhëtojë për në Izrael.Në anën tjetër, nga Ministria e Jashtme e Izraelit kanë thënë se janë duke punuar për koordinimin e hapave për këtë proces.“Ministria e Jashtme e Izraelit dhe ajo e Kosovës po koordinojnë hapat në përputhje me atë që u ra dakord në bisedën midis ministrave të Jashtëm. Këto çështje do të publikohen në kohën e duhur”, ka thënë Nizar Amer.
Me gjithë punën që do të bëhet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, kryeministri Avdullah Hoti të mërkurën ka thënë se njohja nga ky shtet është kryer në Shtëpinë e Bardhë.Njohja nga Izraeli ka qenë një nga pikat e marrëveshjes së arritur në Washington, më 4 shtator.

159 RASTE TE REJA SOT NGA COVID-19 NË KOSOVË , ASNJË I VDEKUR, 58 TË SHËRUAR

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 159 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv..
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 58 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871.

VESELI: KA VEÇ NJË TË VËRTETË PËR LUFTËN E UÇK-SË, KJO E VËRTETË DO TË MBROHET EDHE NGA SAMIU E REMI

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas nisjes për në Hagë të Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës, ka deklaruar se është vetëm një e vërtetë për luftën e UÇK-së.
Tutje Veseli ka thënë poashtu se kjo e vërtetë, kjo luftë e shenjtë do të mbrohet edhe nga miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij.

MOTI

Të premten parashikohet mot me diell. Temperaturat do te levizin nga 2 deri 20 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 10-24 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:

Total raste: 17422.Të Shëruar: 14894 . Të vdekur: 657

www.rtvarberia.com

Tri kanalet e RTV Arberia si dhe Radion mund te i ndiqni edhe ne www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *