Mar. Maj 7th, 2024

LAJME DITORE, E MËRKURË,21.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 21, 2020

BAJRAMI PËR ZHDUKJEN E 2 MILION EUROVE: PARATË U TËRHOQEN NGA MI-ja, U TRANSFERUAN TE NJË OPERATOR EKONOMIK

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se lidhur me rastin janë suspenduar dy zyrtarë dhe një është arrestuar. Ajo ka thënë se përfitues është një operator ekonomik, për të cilin ka thënë se nuk mund ta zbulojë për shkak të mosdëmtimit të hetimeve.
“Paret janë tërhequr prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe kanë kaluar te një operator ekonomik me 9 tetor”, ka thënë ajo.Ajo ka shtuar se zyrtari i arrestuar ka punuar mbi 11 vjet në Thesar.Bajrami ka thënë se buxheti është i sigurt dhe janë duke u hetuar të gjitha transaksionet.

PRONARËT E OPERATORIT QË DYSHOHET SE MORI 2 MILION EURO NGA THESARI, NË ARRATI

Personi i arrestuar në lidhje me zhdukjen e dy milionë eurove nga Thesari i shtetit, është Labinot Gruda, zyrtar që në këtë institucion punon tash e 11 vjet, kanë bërë të ditur burime të KOHËS.Ndërkohë burimet tregojnë se operatori ekonomik që ka përfituar nga ky transferim i paligjshëm i mjeteve është LDA Group SH.P.K. ,e seli në Llapushnik, pronarët e të cilit, K.SH. e V. SH. janë në arrati.

AVOKATI TOMË GASHI: JANË PARAQITUR DËSHMITARË TË RINJ NË RASTIN DEHARI

Familja e Astrit Deharit dhe avokati Tomë Gashi kanë mbajtur sot konferencë për media, përmes së cilës kanë bërë të ditur se janë paraqitur persona të cilët kanë dhënë dëshmi të reja lidhur me rastin e vdekjes së Deharit.
Avokati Gashi ka thënë se së fundi është paraqitur edhe një avokat i cili ditën kritike ishte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, e që sipas tij, ai ka deklaruar se atë ditë ka parë gjëra të pazakonshme.

124 RASTE TE REJA SOT NGA COVID-19 NË KOSOVË , ASNJË I VDEKUR

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku sipas tij, shifra arrin në 72 brenda 24 orëve.
Ndërkaq Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.836 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.770.

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI : MINI-SCHENGENI DUHET TË SHIHET SI PËRPJEKJE PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT RAJONAL

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë Kosova është munduar ta forcojë subjektivitetin e vet ndërkombëtar.
Ai ka thënë se zotimi për bashkëngjitje në Mini-Schengen duhet parë si përpjekje për të forcuar bashkëpunimin rajonal.Hoti ka thënë se Kosova do të jetë bashkëpunëtore e plotë duke ruajtur çdo interes të saj.

MOTI

Të enjten parashikohet mot me diell. Temperaturat do te levizin nga 0 deri 18 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 9-23 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 17263.Të Shëruar: 14836. Të vdekur: 657
www.rtvarberia.com

Tri kanalet e RTV Arberia si dhe Radion mund te i ndiqni edhe ne www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *