Sht. Maj 4th, 2024

LAJME DITORE, E MARTË 20.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 20, 2020

EULEX KËRKON SQARIM PËR TASK FORCEN

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, vlerësoi se vendimi i Qeverisë për të shuar Departamentin special kundër korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, ngre shqetësime serioze në lidhje me zotimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin.“Qeveria duhet të sqarojë pozicionin e saj sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në një përgjigje për KOHËN nga EULEXi-i.Sipas këtij misioni, Task-Forca e shuar ka luajtur rol thelbësor në fushën e kundër korrupsionit.

RASTE TE REJA ME COVID NË KOSOVË

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes dhe 130 raste pozitive me COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.

KUVENDI NESËR ME DY SEANCA

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën nga ora 09:00 do të mbahet vazhdimi i seancës.
Sipas njoftimit në rend dite në këtë seancë do të jenë votimi i shtatë projektligjeve.
-Votimi i Projektligjit nr. 07/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit,
-Votimi i Projektligjit nr. 07/L-035 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
-Votimi i Projektligjit nr. 07/L-036 për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
-Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-013 për Peticione,
-Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
-Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin Nr. 04/L-122 si dhe Ligjin Nr. 003/L-073 për Zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256,
-Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 07/L-019.

I HIQET MASA E ARRESTIT SHTËPIAK HAKI RUGOVËS

Gjykata e Apelit ka vendosur ta ndryshojë aktvendimin e Gjykatës Themelore të Pejës lidhur me masën e arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të Istogut, njëherësh nënkryetar i LDK-së Haki Rugova dhe ish-nënkryetarit të kësaj komune, Lulzim Blakaj.Sipas njoftimit, të pandehurve u është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit të punës, apo personit të caktuar.

THERET ME THIKË NJË PERSON NË PRISHTINË

Një person është therur me thikë sot në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.Burime të Meidas bëjnë të ditur se personi pasi është therur me thikë është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së, ku është duke u trajtuar. Për momentin nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e viktimës.Ende nuk dihet detaje se si ka ardhur deri të ky incident. Policia deri më tani nuk e ka konfirmuar këtë rast.

ARRESTOHET PERSONI QE KËRCENOI AMBASADORIN NË FRANCË QENDRIM GASHI

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kërcënimin që ja ka bërë përmes rrjeteve sociale, Ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.“Sot, me datë 20 tetor 2020, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion, që ka rezultuar me arrestimin e një personi, si i dyshuar për veprën penale sipas kapitullit XIV, të veprave penale kundër rendit kushtetues të RKS-së. Të gjitha veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e PK-së .Gashi u kërcënua nga i dyshuari pasi në llogarinë e tij në Twiter kishte shpërndarë një lajm ku shihet karikatura e profetit Muahamed.

MOTI
Të mërkurën parashikohet mot me diell. Temperaturat do te levizin nga 0 deri 17 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 8-23 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 17139.Të Shëruar: 14787. Të vdekur: 657
www.rtvarberia.com

Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *