Sht. Pri 20th, 2024

Lajmet ditore, e hënë 03.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 3, 2020

***Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas kritikave se ai ka thyer protokollet, duke thënë se ai ishte testuar të dielen pasdite dhe menjëherë ishte izoluar. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, të hënën në mëngjes kishte thënë se shpreson që Hoti të shërohet shpejt dhe i shëruar të largohet nga posti që e ka. Ajo po ashtu e ka kritikuar Hotin se nuk ka respektuar protokollin, pasi që ai ka dalë në terren, ndonëse është testuar. Ajo ka thënë se me këto vizita ka rrezikuar bashkëpunëtorët dhe qytetarët e vendit.*** Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur kanibalizëm politik sulmin e deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ndaj kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.*** Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka përfunduar protestën. Kryetari Fitim Havolli ka kërkuar nga institucionet rritje të pagesës së ndërrimit të natës qind për qind. Havolli ka thënë se kjo është më e pakta që mund të bëhet, krahasuar me rrezikun për infektim me Covid-19 të cilit i nënshtrohen ky komunitet.Në fund protestuesit në mënyrë simbolike dorëzuan në Qeveri 18 mantile dhe i ftuan 18 anëtarë të Qeverisë të qëndrojnë 18 minuta në kujdestari,*** Koordinatori i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, Skender Hyseni, do të takojë sot në Washington Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeon dhe Përfaqësuesin Special të Ballkanit Perëndimor, Matthew Palmer.***moti: sot në Kosovë parashikohet mot me diell, temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 32 gradë celcius.*** ***covid-19 në Kosovë: total raste 8799, të sheruar, 4863***www.rtvarberia.com**

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *