Mar. Shk 27th, 2024

Lajmet e mbrëmjes, e hënë 03.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 3, 2020

***Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, i njohur si deputeti që iu vërsul kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, gjatë një seance të mbajtur në Kuvend javë më parë, ka thënë për deputeten Mimoza Kusari-Lila, se do t’ia mbyllim gojën edhe kësaj.Kjo deklaratë e tillë e deputetit Ukaj, vjen pak javë pasi ai iu vërsul kryeparlamentares Vjosa Osmani.E këtë koment të deputetit Ukaj, e ka komentuar vet deputetja Kusari-Lila për gazetën “Bota sot”.Ajo ka thënë se nuk do të ndihet e rrezikuar nga deputeti Ukaj në ambientet e Kuvendit të Kosovës, e as nuk beson se do t’a ketë fatin e kryeparlamentares Osmani.***Koordinatori për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni, është takuar me Matthew Palmer, Emisar Special amerikan për Ballkanin Perendimor.Ai përmes një shkrimi në facebook, ka treagur se, me Palmer kanë biseduar për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel.***Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi të bërë në FB ka dhënë detaje rreth takimit të Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve të kryesuar nga Ministri i Punëvë të Brendshme, Agim Veliu.Zemaj shkruan se për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.***Shtatë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar edhe 250 raste të reja.IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 454 mostra të testuara, 250 kanë rezultuar pozitive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 126 pacientë.***moti: Ditën e martë do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Orëve të pasdites vranësirat do të shtohen, e priten mundësi edhe për reshje lokale shiu pasdite më vonë dhe gjatë natës temperaturat do të lëvizin nga 18C deri 36C,.***covid-19 në Kosovë: total raste 9049, të sheruar, 4989***www.rtvarberia.com**

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *