Hën. Dhj 9th, 2024

Lajmet ,e martë 04.08.2020

***Tërheqja e parave të Trustit dhe ndihma për bizneset, në pritje të një ligji të ri.***Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ia ka deleguar punën zëvendëses së tij, Albulena Balaj-Halimaj.***Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, për një prononcim për ‘’Bota sot’’, ka reaguar për Kryeministrin Hoti duke thënë se në momentin kur e bën testin sipas rregullave të IKSHPK-së, detyrimisht duhesh të izolohesh.***Rexhaj ka thënë se një kryeministër i përgjegjshëm nuk duhej të kishte aktivitet atë ditë, sepse kështu ai ka rrezikuar shëndetin e të gjithë atyre që i takoi.***Qeveria ruan opsionin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme***Koordinatori per dialog Kosovë – Serbi Skender Hyseni s’pati mundësi takimi me Grenellin, por përmes telefonit mori mbështetjen e tij.***Të premten pritet të bëhet shqyrtimi i parë i projektligjit për luftimin e COVID-19***225 raste të reja me COVID-19, shërohen 201 pacientë******moti: IHMK-ja njofton se të merkuren do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.Kjo gjendje meteorologjike që do të përfshijë vendin gjatë dy ditëve të ardhshme është pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. temperaturat do të lëvizin nga 14C deri 24C,.***covid-19 në Kosovë: total raste 9274, të sheruar, 5190***www.rtvarberia.com**

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *