Sht. Kor 27th, 2024

Lajmet ditore, e shtunë 08.08.2020

By Rtv Arbëria Gus8,2020

***Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media thotë se dënon ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.“Ky veprim i toleruar nga Qeveria e Kosovës dhe KFOR-i është cenim i rëndë i sovranitetit dhe sigurisë kombëtare. Është kërcënim i hapur ndaj tërësisë territoriale dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës. Provokimet e vazhdueshme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar dhe brenda territorit të Kosovës në sytë KFOR-it që e ka atë përgjegjësi, janë të papranueshme”, thotë PDK.*** Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur mbi ngjarjen e djeshme në Karaçevë të Kamenicës, ku xhandarmëri serbe janë parë të hyjnë në atë territor.thote se Do të veprojmë sipas Kushtetutës***Ministri Armend Zemaj në Bujanovc: Kujdesi për shëndetin duhet të përfshijë të gjithë shqiptarët kudo që janë***Gjermania dhe Holanda, kanë shprehur mbështetjen e tyre për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Por, ato nuk kanë përmendur rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht të ambasadorit amerikan për dialogun Richard Grenell.*** Ish Gjenerali i FSK-së, Imri Ilazi, është liruar pas ndalimit nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Antaliasë me urdherarrest te Serbise***Me buxhetin e rishikuar është shkurtuar buxheti për ushtrinë, ndonëse për Ministrinë e Financave kjo tkurrje nuk do të thotë që i pamundësohet Forcës së Sigurisë Kosovës realizimin e objektivave të veta. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi ka thënë se me buxhetin e ri prioritet është dhënë sektorit të shëndetësisë dhe ekonomisë***moti: të shtunen IHMK parashikon mot me shi dhe me shkarkime rrufesh temperaturat do të lëvizin nga 14c deri 24c.***covid-19 në Kosovë: total raste 9.869 Të Shëruar: 5.605, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *