Sht. Kor 27th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e premte 07.08.2020

By Rtv Arbëria Gus7,2020

***Deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video ku thotë se shihet xhandarmëria serbe tek futet në fshatin Karaçevë, të Komunës së Kamenicës.Video-ja është realizuar nga pronari i një restoranti në këtë fshat, i cili po ashtu e ka publikuar videon në rrjetet sociale. Policia nuk është prononcua ende.***Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili është edhe Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi në llogarinë e tij u thirrje të rinjve që të bëhen ushtarë të Republikës së Kosovës.***Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se testimi për Covid-19 është obligativ posa të ktheheni në Gjermani.Pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetizolimit.***Pas një debati disa orësh, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.******moti: të premten IHMK parashikon mot me shi dhe me shkarkime rrufesh temperaturat do të lëvizin nga 14c deri 24c.***covid-19 në Kosovë: total raste 9.869 Të Shëruar: 5.605, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *