Hën. Mar 4th, 2024

lajmet , e enjte , 27.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 27, 2020

Në një mbledhje ku ka qenë prezent ministri i Arsimit, ai i Shëndetësisë, kryetari i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përfaqësues të sindikatës, këshillit të prindërve, është marrë vendim që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 14 shtator.***Çështja e të zhdukurve dhe bashkëpunimi ekonomik, temat e takimit në nivel ekspertësh Kosovë – Serbi..*** Gjashtë persona kanë vdekur dhe 141 raste pozitive janë konfirmuar të enjten me COVID-19 në Kosovë.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë.***Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka kthyer te enjten përgjigje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka kërkuar që PDK-ja dhe VV-ja të delegojnë një përfaqësues të saj në procesin e dialogut që do të zhvillohet më 4 shtator në Uashington dhe më 7 shtator në Bruksel.Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka rikonfirmuar se mbështetë fuqishëm angazhimin e SHBA-së dhe BE-së në procesin e dialogut si partnerë strategjik ndërkombëtar. Ka thënë se PDK do ta ushtrojë rolin e saj kushtetues në procesin e dialogut, si opozitë në Kuvendin e Kosovës, por nuk do të jetë pjesë e delegacionit…***Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për të dërguar përfaqësues në delegacionin e Kosovës për takimet me Serbinë në Bruksel dhe Uashington.***Ministria e Punëve të Brendshme ka rikonfirmuar se pavarësisht orës, gazetarët dhe punonjësit tjerë medialë nuk do të pengohen në kryerjen e detyrave të tyre.***Shtetet e Kuintit sot kanë vizituar rajonin e Deçanit me ç’rast kanë bër thirrje që palët t’iu përmbahen rreptësisht ligjeve të Kosovës, në veçanti ligjit të vitit 2008 për Zonat Speciale Mbrojtëse.***Ushtria e Kosovës bëhet për herë të parë me dy inxhinierë të fluturimit***moti: të premten parashikohet mot me diell, temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 30 c..***covid-19 në Kosovë: total raste 12981.Të Shëruar: 9085, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *