Mër. Maj 1st, 2024

lajmet, e premte 28.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 28, 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës, që udhëheq me Qeverinë, akoma nuk e di se çfarë temash hapi Serbia në takimin e nivelit të ekspertëve të enjten në Bruksel.*** Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë.*** Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka thënë se është e indinjuar dhe ndjehet e mashtruar me vonesën e ekzekutimit të shtesave mbi pagë në vlerë prej 300€ për muajt korrik dhe gusht 2020 për punonëtorët shëndetësorë. Sindikata e Infermierëve të Kosovës i ka vendosur ultimatum Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK-së dhe Ministrisë së Financave që t’i ekzekutojnë paratë deri të martën në ora 16:00.*** Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shqiptarët në Mal të Zi që të dalin në zgjedhjet e 30 gushtit e të votojnë masivisht.*** Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk ka përjashtuar mundësinë e ashpërsimit të masave kundër COVID-19. Por sipas tij, nëse do të respektohen masat aktuale kundër koronavirusit nuk do të ketë nevojë për një gjë të tillë. moti: të shtunen parashikohet mot me diell, temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 31 c.***covid-19 në Kosovë: total raste 13100.Të Shëruar: 9239, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *