Sht. Tet 12th, 2024

lajme ditore, e shtunë, 29.08.2020

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se zgjedhja e presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së, ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë propozim.*** Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 9 viktima nga COVID-19, derisa 115 persona kanë rezultuar pozitivë nga 466 testime, bën të ditur IKSHPK-ja. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 116 pacientë.*** residenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për takimin e 4 shtatorit që pritet të mbahet në Washington.Vuçiqi për mediat serbe ka thënë se pret surpriza nga pala kosovare nga ky takim. Ai ka konfirmuar se tashmë e ka gati agjendën për këtë takim por, megjithatë, ka thënë se mund të ketë befasi dhe se gjithçka nuk do të ndalet tek ajo agjendë.*** Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se lajmi për mos-fillimin e mësimit deri më 14 shtator nuk është për t’u gëzuar, por përkundrazi.Sipas tij nuk ka qenë e lehtë të merret një vendim i tillë, por që shëndeti i nxënësve dhe i prindërve e gjyshërve i detyroi të jenë të kujdesshëm.*** moti: të shtunen parashikohet mot me diell, temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 31 c.***covid-19 në Kosovë: total raste 13215.Të Shëruar: 9355, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *