Hën. Mar 4th, 2024

lajmet e mbremjes , e diel 13.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 13, 2020

***Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur procedurat për ta sistemuar në pozitën ku ruhen informatat shtetërore zyrtarin që ishte dënuar me vendim të plotfuqishëm, nën akuzën se ishte pjesë e planit për arratisjen e një të burgosuri që akuzohej për trafikim me lëndë narkotike.Zyrtari Petrit Mustafa që tani punon vetëm në Departamentin e Diasporës, ishte dënuar në vitin 2018 me gjashtë muaj burgim, por ky dënim i ishte zëvendësuar me gjobë prej 2800 eurosh. Duke i dhënë ryshfet gardianit në Burgun e sigurisë së lartë në Dyz, Mustafa ishte bërë pjesë e planit për ta nxjerrë prej aty kriminelin e shumëkërkuar nga INTERPOL-i, Mario Millosheviq.Tani Mustafa ka kërkuar të integrohet në Departamentin e Teknologjisë Informative pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.Por “Koha” merr vesh se atij ende nuk i është bërë verifikimi i sigurisë..***Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 7 të vdekur në 24 orët e fundit dhe 71 raste të reja me COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë*** Kuvendi i Kosovës të hënën do ta nisë sesionin vjeshtor të punës. Ndonëse ka 7 muaj prej kur është konstituuar, deri më tash ka përmbushur vetëm 7 për qind të agjendës legjislative. Kjo, sepse nga Qeveria e Kosovës ende nuk i kanë proceduar në Kuvend edhe 120 projektligjet e parapara për miratim..***Gazetari dhe analisti Branislav Kërstiq thotë se me kërkesën e Vuçiqit që Ujmani të jetë pjesë e marrëveshjes qëllimi ka qenë të prezantohet si fitore para opinionit në Serbi..***Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se duhet sqaruar disa deklarata që po bëhen rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe rolin e tij e të liderëve të tjerë të koalicionit qeverisës.Mustafa tha se si Kryetar i LDK-së nuk i jep udhëzime kryeministrit Avduillah Hoti, por që konsultohet me të dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe çështjet e tjera programore.***Kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrizi, deklaroi sot se hovi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të ruhet, dhe se nuk ka asnjë arsye për të caktuar afate.Fabrizi tha se si ndërmjetësues në dialog, BE është e gatshme të vazhdojë aq shpejt sa dëshirojnë të dy palët, se dialogu nuk është kurrë i lehtë, por se dinamika e tij është e mirë..***Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar të shtohet kujdesi për nxënësit, fëmijët në përgjithësi në këtë fazë të ndjeshme të pandemisë.Kjo e kërkesë e Zemajt u bë një ditë para se të rifillojë procesi mësimor.Zemaj tha se nxënësit duhet inkurajuar për kujës të shtuar gjatë shkuarjes dhe ardhjes nga shkolla dhe se vazhdimisht duhet respektuar rregullat për pengimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.***,moti:.Të henen parashikohet mot me diell.Temperaturat do te levizin nga 12-28 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14637.Të Shëruar: 11435, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *