Sht. Kor 27th, 2024

lajmet e mbremjes, e diel 23.08.020

By Rtv Arbëria Gus23,2020

***Njohja reciproke të cilën e ka proklamuar në vazhdimësi kryeministri Avdullah Hoti, nuk do të jetë temë në takimin e 4 shtatorit në Washington, me palën serbe.Në zyrën e nikoqirit të takimit, Robert O’Brien, i cili është Këshilltar për Siguri Kombëtare kanë thënë se ekonomia është kryetema rreth së cilës do të zhvillohen negociatat…*** 111 raste të reja janë konfirmuar sot me COVID-19 nga 448 mostra të marra.janë shëruar 159 pacientë dhe janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.***Infektologu Ilir Tolaj, po thotë se bartja e maskës në ambient të hapur është e panevojshme. Tolaj thotë se vendet që i kanë shterur idetë dhe mundësitë që me masa të tjera të ndikojnë në ecurinë e pandemisë, po kthehen sërish te maska, si masë mbrojtëse nga infeksioni.***Avokati Arianit Koci ka kërkuar hetime lidhur me disa pretendime se në “Shtëpinë e Verdhë” në Burrel të Shqipërisë ka pasur edhe transplantim të zemrës së njeriut.Reagimi i Kocit ka ardhur pasi shteti serb po përgatit edhe një film bazuar mbi romanin “Zemra Serbe e Johanit “ me autorin serb Veselin Xheletoviç..***Të hënën Qeveria diskuton lehtësimin e masave ndaj COVID-19***Përkundër situatës së krijuar me pandeminë, komunat e vendit janë të gatshme të nisin mësimin në shkolla që nga 1 shtatori.Kthimin e tërësishëm në objektet shkollore për nxënësit po e kërkon edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës. Kryetari i këtij këshilli, Ymret Reshiti, thotë se ata nuk përkrahin mësimin në distancë.***moti: ava e fundit e gushtit do të fillojë me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.Vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martë, në pjesën e dytë të ditës nuk do të jenë stabile dhe për pasojë do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.Kjo situatë meteorologjike do të mundësojë rënien e temperaturave për 3-5 gradë të maksimaleve, por nga dita e mërkurë sërish mot me diell dhe i qetë.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius..***covid-19 në Kosovë: total raste 12448.Të Shëruar: 8505, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *