Sht. Kor 27th, 2024

lajme ditore, e diel 23.08.2020

By Rtv Arbëria Gus23,2020

***Me takimin e së hënës, ku do të takohen liderët e partive të koalicionit qeverisës, pritet të diskutohet edhe posti i presidentit.Për këtë së fundi, AAK-ka shpallur kandidatë liderin e saj Ramush Haradinaj, me arsyetimin se “është i gatshëm të marrë përgjegjësi”, por në LDK besojnë se ky posti i takon asaj, si partia kryesore në koalicion. Këtë e ka thënë sekretari i përgjithshëm i LDK-së dhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi……***Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka komentuar lidhur me zhvillimet politike në vend, për çka thotë se duhet të bëhen bashkë pozitë e opozitë kur janë në pyetje temat nacionale e sidomos dialogu me Serbinë,Derisa diskutoi për pozitën e presidentit dhe mundësinë që nga kjo familje të ketë një kandidatë për këtë pozitë, ai tha se familja Jashari asnjëherë s’ka kërkuar pozita.Sipas tij, vetëm populli mund ta bëjnë një propozim të tillë.***Në tetë muajt e parë të vitit, rreth 800 ankesa janë bërë ndaj policëve në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ku 300 prej tyre janë hetuar penalisht.Kushtrim Hodaj, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në IPK, ka thënë se nga këto ankesa, 32 zyrtarë policorë janë suspenduar, kurse 18 janë arrestuar.Ai ka shtuar se është kërkuar suspendimi edhe i gjashtë punonjësve të Policisë.***Përkundër situatës së krijuar me pandeminë, komunat e vendit janë të gatshme të nisin mësimin në shkolla që nga 1 shtatori.Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se në bazë të bisedimeve me kryetarët komunalë dhe bisedat me krerë të ekzekutivit janë të përgatitur për vitin e ri shkollor. Kjo për shkak se, sipas tij, gjatë dy javëve të fundit Kosova ka shënuar rënie për 16 për qind të të infektuarve.Kthimin e tërësishëm në objektet shkollore për nxënësit po e kërkon edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës. Kryetari i këtij këshilli, Ymret Reshiti, thotë se ata nuk përkrahin mësimin në distancë.***Radhë të gjata janë krijuar edhe këtë mëngjes në Rrugën e Kombit. Ky fluks njerëzish në aksin Morina-Kukës vjen nga pushuesit e shumtë nga Kosova të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar..***moti: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat në orët e vona mund të sjellin reshje të izoluara shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona qendrore dhe veriperëndimore të vendit.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.***covid-19 në Kosovë: total raste 12337.Të Shëruar: 8346, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *