Sht. Maj 18th, 2024

Lajmet e mbrëmjes, e shtunë 22.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 22, 2020

***Të shtunën rreth orës 15:30 në lagjen “Dardania” në kryeqytet ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se ai është dërguar për tretman mjekësor derisa një person është identifikuar si i dyshuar dhe janë në kërkim të tij.***Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 455 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë***Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Vuçiq nuk ka pse të paraqitet si lajmëtar ekskluziv, përkitazi me atë se ekziston një mundësi, që edhe Presidenti Trump, të ndaj sado pak kohë për prezencë të tij në takimin e shtatorit.Ai tha se ne do të jemi përgjithmonë, me SHBA-në, Presidentët e saj dhe Shtëpinë e Bardhë. Dhe, përkitazi me SHBA-në, nuk na duhen dhe nuk pranojmë njoftime nga Vuçiq dhe Serbia.***sport:Është anuluar ndeshja e Prishtinës me Lincoln Red në Ligën e Evropës në fazën parakualifikuese pasi tetë futbollistë të klubit kosovar rezultuan pozitivë për koronavirus.Takimi ishte paraparë të zhvillohej me fillim prej orës 18:00, por asnjë zyrtar i klubit prishtinas nuk është parë në stadium, teksa në fushë kishin zbritur lojtarët vendas dhe gjyqtarët.***Edhe presidenti Hashim Thaçi ka reaguar ndaj një dokumenti të publikuar në RTK, ku aludohet se sistemi serb ka ekzekutuar veprimtarin Ukshin Hoti.Thaçi përmes një statusi në Facebook, duke vlerësuar lart kontributin e Hotit, ka thënë se Kosova ka mijëra qytetarë të pagjetur dhe shteti serb duhet të japë përgjigje e përgjegjësi për fatin e tyre.***moti: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat në orët e vona mund të sjellin reshje të izoluara shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona qendrore dhe veriperëndimore të vendit.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.***covid-19 në Kosovë: total raste 12337.Të Shëruar: 8346, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *