Sht. Maj 4th, 2024

lajmet e mbrëmjes , e premte 21.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 21, 2020

***Zëri i Amerikës mëson se është shtyrë për dy ditë takimi i paralajmëruar për 2 shtator ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë…..***Dhjetë viktima e 162 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, njoftoi IKSHPK-ja.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë***Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndaj të dërguarit amerikan për dialogun, Richard Grenell, duhet të veprohet si ndaj ambasadorit Robert Gelbard më 1998, të kundërshtohet njëzëri dhe në vend të tij të sillet një Richard Holbrooke i ri…***Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një komunikate ka sqaruar studentët të cilët kanë aplikuar për të marrë bursat universitare që ndahen cdo vit, se kësaj radhe ndonësë iu ishte kërkuar që dokumentet të dërgohen në formë elektronike, jo të gjitha universitetet kanë dërguar dokumentacionin e kompletuar.Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në fillimin e vitit të ri shkollor,ka takuar ministri e Shëndetësisë, Armend Zemaj drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (ISHPK), Naser Ramadani dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi.Ai ka thënë që sfiduese në këtë kohë të pandemisë mbetet rikthimin i nxënseve në shkolla, andaj dhe ka kërkuar të bëhen të gjitha veprimet e nevojshme.***moti: të shtune parashikohet mot me diell , temperaturat do të lëvizin nga 13c deri 29c.***covid-19 në Kosovë: total raste 12168.Të Shëruar: 8149, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *