Mër. Qer 19th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e diel 30.08.2020

By Rtv Arbëria Gus30,2020

***Mbi 6 mijë e 800 euro i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës tri udhëtime të koordinatorit shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni, dhe stafit të tij.Rreth gjysma e tyre apo 3 mijë e 66 euro u shpenzuan për udhëtimin e Hysenit në Amerikë javën e parë të gushtit. Prej tyre 1 mijë e 290 për biletë, 659 euro për akomodim e 540 euro për dreka e darka.***Asnjë pikë nga agjenda zyrtare që tashmë me të cilën janë njoftuar palët për takimin e 4 shtatorit në Washington, nuk është zbardhur nga Qeveria e Kosovës. Po ashtu, nuk ka as një platformë të shkruar.Derisa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se për të vetëm një pikë është e papranueshme, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë një qëndrim përkitazi me agjendën.Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas homazheve tek obelisku i personave të pagjetur ka përsëritur se njohja reciproke me Serbinë është tema e vetme në secilin takim.***IKShPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga covid-19 kane vdekur 8 persona, 119 kanë rezultuar pozitiv dhe janë shëruar 118 persona.***200 euro për një test PCR për COVID-19, ata që u testuan thonë se s’patën zgjidhje tjetër***Zgjedhjet në Mal të Zi: Dalje rekorde e qytetarëve deri në ora 19., 74.9% e qytetarëve kanë dalë në votime. Në zgjedhjet e vitit 2016, dalja ka qenë 71.6%.**moti:Dita e fundit e muajit gusht do të vijojë me kushte të ngjashme meteorologjike.Diell dhe vlera të larta të temperaturave maksimale do shënohen ditën e hënë.Nga dita e martë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja, që do të kushtëzojnë mot relativisht të freskët, me vranësira të mesme që do të mundësojnë reshje lokale shiu. Të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por dita do të jetë relativisht e freskët.Nga dita e enjte sërish parashihen reshje. Për shkak të luhatjeve të parametrave bazik, reshjet do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-35 gradë Celsius.Vlerat e temperaturave 35 gradë parashihen vetëm ditën e hënë, kurse ditët tjera të javës konsiderohen si të freskëta për shkak të prezencës së masave të ajrit nga verilindja e kontinentit.Do të fryjë erë nga jugperëndimi, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia e erës mund të arrij maksimumin deri 12 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.**covid-19 në Kosovë: total raste 13334.Të Shëruar: 9473, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *