Hën. Dhj 9th, 2024

lajme ditore, e hënë 31.08.2020

***Delegacioni i Kosovës që do të përballet me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në një takim ku i pranishëm mund të jetë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është nisur mëngjesin e ditës së sotme për në Washington.*** Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, ka thënë se nuk do të ketë përparim në takimin e 4 shtatorit mes Kosovës e Serbisë, që do të mbahet në Uashington.*** Qeveria e re e Malit të Zi varet nga shqiptari Abazoviq. Dritan Abazoviqit ka arritur të futet në parlametin e Malit të Zi, e qeveria atje varet nga vota e tij. “Çelësi i qeverisë do të varet prej koalicionit tone, ka thene ai.*** Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një takim me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.Gjatë takimit ai ka kërkuar nga Orlando që Italia të ndihmojë Kosovën duke dërguar profesionistë shëndetësorë, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog.*** Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, thonë se do të kërkojnë sërish shtyrje nëse nuk bëhen përgatitje deri më 14 shtator, në mënyrë që shkollat të mos bëhen vatër e shpërndarjes së pandemisë COVID-19.*** moti:Dita e fundit e muajit gusht do të vijojë me kushte të ngjashme meteorologjike.Diell dhe vlera të larta të temperaturave maksimale do shënohen ditën e hënë.Nga dita e martë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja, që do të kushtëzojnë mot relativisht të freskët, me vranësira të mesme që do të mundësojnë reshje lokale shiu. Të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por dita do të jetë relativisht e freskët.Nga dita e enjte sërish parashihen reshje. Për shkak të luhatjeve të parametrave bazik, reshjet do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-35 gradë Celsius.Vlerat e temperaturave 35 gradë parashihen vetëm ditën e hënë, kurse ditët tjera të javës konsiderohen si të freskëta për shkak të prezencës së masave të ajrit nga verilindja e kontinentit.Do të fryjë erë nga jugperëndimi, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia e erës mund të arrij maksimumin deri 12 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.**covid-19 në Kosovë: total raste 13334.Të Shëruar: 9473, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *