Hën. Dhj 9th, 2024

lajmet e mbremjes e hene 31.08.2020

***Gjukanoviq në opozitë, Abazoviq zgjedh koalicionin me partitë pro-serbe***Negocimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë mund të çojë në një marrëveshje për disa muaj, ka thënë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak..***Në Kosovë nëntë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 120 raste të reja me koronavirus.Po ashtu në 24 orët e fundit, sipas raportit të IKSHPK-së, janë shëruar 122 persona.***Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një prononcim ka shpalosur pritjet për takimin Kosovë -Serbi në Washington. Ai ka thënë se pret që në Shtëpinë e Bardhë të definohet se cila është rruga tutje e dialogut.***Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Hoti sot u nis për në Washington. Nga ky takim është paralajmëruar arritje e marrëveshjeve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.Analistët politik thonë se për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, edhe Kosova do të paguajë çmimin e saj.Analisti politik Nexhmedin Spahiu, në një deklaratë tregoi pritshmëritë e tij për takimin e Washingtonit.Spahiu deklaroi se në Washington shkohet për njohje, por se çmimi i saj nuk dihet.***moti:.Nga dita e martë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja, që do të kushtëzojnë mot relativisht të freskët, me vranësira të mesme që do të mundësojnë reshje lokale shiu.temperaturat do te levizin nga 12c deri ne 29 c.**covid-19 në Kosovë: total raste 13454.Të Shëruar: 13454, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *