Sht. Maj 18th, 2024

lajmet e mbëmjes e martë 01.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 1, 2020

***Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se shkaku i rrethanave të krijuar nga pandemia COVID-19, Agjencia e Regjistrimit Civil, nuk ka arritur që me kohë të kryejë gjitha procedurat e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime…***Tetë persona kanë vdekur dhe 147 raste pozitive me COVID-19 janë konfirmuar të marten në Kosovë.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë.***Në javën e parë të hyrjes në fuqi të Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, i cili parasheh ndëshkime për të gjithë ata që nuk i respektojnë masat e vëna nga qeveria e Kosovës, Inspektorati Sanitar ka shqiptuar 62 gjoba për personat fizikë dhe 37 për bizneset. Kurse, Policia e Kosovës ka gjobitur rreth 5 mijë qytetarë..***Deputeti me prejardhje shqiptare, lider i koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, Dritan Abazoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve malazezë ta ruajnë qetësinë, pas përplasjeve të së hënës mbrëma në Podgoricë.“Thërras qytetaret ta ruajnë paqen, do të ketë kohë për festë. Qëndroni nëpër shtëpitë e juaja. Ta kthejmë qetësinë në Mal të Zi, pasi që askush nuk ka nevojë për tensione, pos atyre që e humbën pushtetin”, ka thënë Abazoviqi.Abazoviqi ka deklaruar se nuk do të bëhet kurrfarë kompromisi me interesat shtetërore të Malit të Zi.“Mali i Zi nuk do të bëhet as ‘Sparta Serbe’ dhe as ‘Shqipëria e Madhe’”, ka thënë ai.***moti:.te merkuren do te mbaj mot pjesertsht me diell.temperaturat do te levizin nga 12c deri ne 29 c.**covid-19 në Kosovë: total raste 13601.Të Shëruar: 9792, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *