Sht. Maj 4th, 2024

lajmet e mbremjes, e merkure 02.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 2, 2020

***Visar Berisha, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti, është shprehur kundër idesë së nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, për shkëmbim territoresh me Serbinë.Berisha, përmes një postimi në Facebook, këtë ide e ka quajtur thirrje për përmbysje të Kushtetutës së Kosovës. Ai ka thënë se kjo është goditje ndaj pozicionit dialogues të Kosovës…***Në 24 orët e fundit janë raportuar edhe gjashtë raste të vdekjes, ndërsa janë regjistruar edhe 112 raste të reja pozitive,me Covid-19.Në 24 orët e fundit po ashtu janë shëruar edhe 131 pacientë***Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës zyrtare në Washington, ka takuar sot Drejtorin Ekzekutiv të Koorporatës.Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation- MCC), Sean Cairncross me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së nga programet Kompakt dhe Threshold.Me këtë rast, kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e të gjitha kushteve, të cilat mundësojnë arritjen e synimeve të përbashkëta dhe jetësimin e këtyre projekteve.duke shtuar se Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Kosovën..***Politikani me prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq, bartës i listës i koalicionit “E zeza mbi të bardhën” ka deklaruar se do të jetë kundër, nëse në rend dite të qeverisë së ardhshme malazeze vihet tërheqja e njohjes së Kosovës.E, pikërisht ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci.Ai në një reagim, të publikuar në rrjetin e tij social në Facebook, ka thënë se deklarata e politikanit nga Mali i Zi është qesharake..***moti:.te enjten parashikhet mot pjesertsht me diell,pasdite mundesi per te reshura te shiut.temperaturat do te levizin nga 12c deri ne 25 c.**covid-19 në Kosovë: total raste 13713.Të Shëruar: 9923, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *