Sht. Tet 5th, 2024

lajmet e mbremjes e enjte 03.09.2020

***Këshilltari për siguri shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë përparime në dialogun mes dy vendeve.***I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka mohuar raportimet e mediave serbe se presidentit serb Aleksandar Vuçiq në nisje të takimit me Kosovën në Washington i është prezantuar një letër ku i kërkohej njohja e Kosovës.“E pavërtetë”, ka shkruar shkurt ai në Twitter.***Mediumi “The Guardian”: Trumpi shpreson të përfitojë në zgjedhje nga bisedimet Kosovë – Serbi…***Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kundërshtuar idenë e nënkryetarit të kësaj partie, Lutfi Haziri, për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.Haziri ka përsëritur idenë e tij se bashkimi i Luginës me Kosovën nuk e dëmton askënd.Sipas Mustafës, deklarata e Hazirit nuk e përfaqëson qëndrimin e LDK-së.***Nëntë persona kanë vdekur e 78 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar për 24 orë në Kosovë.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë, njofton IKSHPK***Një grup serbësh nga veriu i Kosovës kanë vendosur një flamur serb në digë afër liqenit të Ujmanit, si kundërpërgjigje ndaj atyre që vendosën flamurin e Kosovës.Flamuri i Kosovës u ngrit për të dërguar mesazh se Ujmani dhe Trepça i përkasin territorit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.Në takimin e se enjtes Kosovë-Serbi është raportuar se liderët e dyja vendeve mund të diskutojnë edhe për Liqenin e Ujmanit e Trepçën…***moti:.Te premten parashikohet mot me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 13791.Të Shëruar: 10113, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *