Sht. Maj 4th, 2024

lajme ditore, e premtë 04.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 4, 2020

***Presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë të premten, është bërë e ditur në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.*** Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Alush Agushi, është figura e radhës e ftuar nga Gjykata Speciale.*** Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo sot do të ketë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, dhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin.*** Presidenti, Hashim Thaçi ka marrë vendim që t’i shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në detyrë.Këshilltari i kreut të shtetit për siguri, Bashkim Smakaj, në shënimin e 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, e ka bërë të ditur vendimin e Thaçit. Numër i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë këtë të premte.Në orët e hershme të mëngjesit një numër i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt bregdetit shqiptar. Pavarësisht që Kosova dhe Shqipëria gjenden në situatë të vështirë epidemiologjike, për shkak të virusit COVID-19, megjithatë vajtje-ardhjet e qytetarëve të këtyre dy vendeve nuk kanë ndaluar. ***moti:.Te premten parashikohet mot me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 13791.Të Shëruar: 10113, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *