Hën. Pri 29th, 2024

Lajmet e mbrëmjes -Marrëveshja e nënshkruar në mes të Kosoves dhe Serbisë (dokument)

By Rtv Arbëria Sht 4, 2020

***Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere, postimin e të cilit e ka shpërndarë Shtëpia e Bardhë në Twitter..*** Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka konfirmuar njohjen e Kosovës nga Izraeli, njoftojnë mediat izraelite.Kosova dhe Izraeli do të vendosin marrëdhënie diplomatike, si dhe pas zotimit të Serbisë që të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem në vend të Tel Aviv’it.***Është publikuar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë.Marrëveshja me karakter ekonomik, u nënshkrua nën prezencën e Presidentit amerikan Donald Trump..*** Lideri i Aleancës për Ardhëmirë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë.Haradinaj shkruan në rrjetin social Facebook se miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë.“I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.”, shkruan ai.***. Limaj mbështet marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.***Tre persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit. Të premten janë regjistruar edhe 119 raste të reja pozitive, ndërsa 187 persona janë shëruar.. moti:.Teshtunen parashikohet mot me diell.Temperaturat do te levizin ndërmjet 9-26 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 13791.Të Shëruar: 10113, ***www.rtvarberia.com***

Marrevshja e neneshkruar ne mes te Kosoves dhe Serbise (dokument)

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *