Mar. Pri 23rd, 2024

lajmet e mbremjes, e diele 11.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 11, 2020

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova, dhe ish-nënkryetarit të Komunës, Lulzim Blakaj.***Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se arrestimi i kryetarit të Istogut, Haki Rugovës, dhe mbajtja e tij në arrest është bërë pa asnjë bazë ligjore.Ai në një konferencë për media ka thënë se rasti i Rugovës duhet të trajtohet nga Prokuroria Speciale pasi sipas tij puna përmes kësaj prokurorie do bëhet sipas ligjit.***Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se rreziku nga një valë e re e COVID-19 në Kosovë është shumë i madh.Hoti në Facebook ka shkruar se pavarësisht numrit në rënie të të prekurve me koronavirus ditët e fundit, “parashikimet janë se ky numër shpejt mund të kalojë shifrën prej 50 dhe atëherë sipas protokolleve duhet shtrënguar masat, siç po ndodh në shumicën e vendeve të BE-së”.***Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 49 raste të reja pozitive, ka njoftuar të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të dielën janë regjistruar 53 të shëruar..”***Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi është shprehur kundër idesë që një ndryshim kufijsh në baza etnike do të ishte zgjidhja për arritjen e marrëveshjes finale mes dy vendeve.Lajçaku e ka konsideruar si ide të rrezikshme për rajonin nëse preken kufijtë..***..moti:.Të henen parashikohet mot i vranet dhe me shi. Temperaturat do te levizin nga 10 deri 20 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 14-24 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 16179.Të Shëruar:14335, ***www.rtvarberia.com***Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *