Pre. Maj 3rd, 2024

lajmet e mbremjes , e shtune 10.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 10, 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur konferencë për media sot me rastin e 100-ditëshit të qeverisjes. Gjatë kësaj konference, ai ka thënë se nëse vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus, do të mund të ketë “masa të reja shtrënguese të domosdoshme”..***Katër viktima e 80 raste të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar IKSHPK-ja.Kurse gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë.***Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”..***Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar tri kërkesa për interpelancë me Avdullah Hotin.Nga Grupi Parlamentar i LVV-së thonë se interpelanca e parë dhe e dyte ka të bëjë me marrëveshjen ekonomike të nënshkruar në Washington, ndërsa e treta me deklaratat e Avdullah Hotit pas takimit me presidentin e Parlamentit Evropian dhe Komisionin e Politikës së Jashtme.”***Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reflektuar si pasojë e reagimit të amerikanëve rreth procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit dhe kryeprokurorëve.Selimi e ka quajtur si lajm të mirë reagimin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe thotë se vetëm të bashkuar mund të bëhen ndryshime në ligjin i cili e rregullon procesin e përzgjedhjes së prokurorëve.Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, njëkohësisht nënkryetari i LDK-së, është arrestuar me urdhër të prokurorisë.Rugova bashkë me dy zyrtarë të Komunës janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të korrupsionit.Arrestimi i tij është bërë pikërisht kur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili është po ashtu nga radhët e LDK-së, ka deklaruar se qeveria të cilën ai e drejton e ka larguar korrupsionin në Kosovë, për katër muaj qeverisje.Lidhur me këtë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka deklaruar për gazetën “Bota sot” se nuk është hera e parë që Rugova ka probleme me drejtësinë, ku edhe më herët është akuzuar për vepra penale korruptive.***..moti:.Të dielen parashikohet diell. Temperaturat do te levizin nga 8 deri 20 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 15-26 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 16130.Të Shëruar:14282, ***www.rtvarberia.com***Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *