Sht. Kor 27th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e premtë 09.10.2020

By Rtv Arbëria Tet9,2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij pasi Ambasada amerikane është tërhequr të premten nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve..***Menaxhimi i suksesshëm i pandemisë, ruajtja e buxhetit, si dhe rikthimi i marrëdhënieve të mira me shtetet mike të vendit, janë vetëm disa nga pikat të cilat sipas kreut të Qeverisë, Avdullah Hotit, përbëjnë sukses të ekzekutivit gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes.Por partitë opozitare, LVV-ja e PDK-ja e akuzuan Hotin për keqqeverisje, për çka edhe kërkuan dorëheqjen e tij.***Së paku 4 familjarë ka punësuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ish-inspektori i AKI-së, tash avokat i ANP-së, Shkëlzen Sopjani.Sipas burimeve të KOHËS, avokati Sopjani pak kohë nga deportimi i gylenistëve, në Aeroport ka “rehatuar” vëllain Blerimin, nipin Dardanin, bashkëfshatarin Jeton Zogiani e nipin e familjes së tij Dëfrim Selimin.***Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë.Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për KOHËN e konfirmoi vizitën e Lajçakut porse nuk i tregoi temat për të cilat pritet të diskutohen, takimet që do t’i zhvillojë apo datën e ardhjes së tij.”…***Në Shqipëri falen gjobat e shqiptuara për COVID-19.***Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pezulluar vendimin për refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm për Tienmu Ma, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.Këshilltarit të ish-kryeministrit Albin Kurti i ishte refuzuar vazhdimi i qëndrimit në Kosovë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Tienmu Ma.Pas refuzimit të kërkesës ai është ankuar në Zyrën e Avokatit të Popullit, i cili ka kërkuar nga Qeveria pezullimin e këtij vendimi***Një tërmet i lehtë është raportuar nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare të ketë ndodhur në Prishtinë.Magnituda e tërmetit ishte 2.1.***.79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv .Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë.***moti:.Të shtunen parashikohet mot me diell dhe vranesira . Temperaturat do te levizin nga 5 deri 19 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 13-25 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 16032.Të Shëruar:14250, ***www.rtvarberia.com***Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *