Sht. Maj 4th, 2024

lajmet e mbremjes, e enjte 08.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 8, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit disaditor në Evropë, është nisur për në Washington.Arsyeja e kësaj vizite ende nuk është bërë e ditur. Megjithatë këshilltari politik i tij, Ardian Arifaj, e ka konfirmuar për KOHËN se Thaçi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.***Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i trishtuar për mosvotimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomikë, për herë të gjashtë në Kuvendin e Kosovës.Rohde përmes një postimi në Twitter ka pyetur Qeverinë e Kosovës se a kanë në plan për kompromis me opozitën..***Në 24 orët e fundit janë shënuar 33 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që janë shëruar 46 pacientë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje si pasojë e COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 46 pacientë..***Nuk janë të rralla rastet kur nëpër shkolla të Kosovës shkruan “Kosovo Metohija”.Njëjtë po ndodh edhe te një shkollë në fshatin Bërnicë të Poshtme, në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Vidovdanska”…***Në Shqipëri falen gjobat e shqiptuara për COVID-19.***Nuk ka letërnjoftime të reja për qytetarët e Kosovës deri në dhjetor***Me 67 vota pro nuk ka arritur të miratohet marrëveshja ndërkombëtare me Italinë për transferimin e personave të dënuar.Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk votuan këtë marrëveshje për shkak të mungesës së ministrave të Qeverisë Hoti në seancën e Kuvendit***..moti:.Të premten parashikohet mot me diell dhe vranesira . Temperaturat do te levizin nga 4 deri 17 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 13-24 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 15930.Të Shëruar:14189, ***www.rtvarberia.com***Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *