Lajmet e mbrëmjes, e enjte 06.08.2020

***Lëvizja Vetëvendosje po synon rrëzimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin përmes mocionit të mosbesimit. Të enjten, ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve.Nuk dihet nëse ndonjë parti i ka ofruar votat, por një burim brenda Partisë Demokratike, i tha KOHËS se rrëzimin e Qeverisë Hoti e përkrahin vetëm nëse ai shkon në seancën e Kuvendit të Kosovës.***16 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 196 raste të reja.Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 134 persona.***Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar të enjten fermerët e komunave të prekura nga dëmet e breshrit dhe reshjeve të fundit të shiut në vendin tonë.***Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj të analistëve të cilët publikojnë “propagandë” kundër saj.demanton Kimete Berishën: Tokën nuk e bleva në kohë pandemie***Të enjten në objektin e Postës së Kosovës ka ndodhur një kacafytje mes dy drejtorëve të menaxhmentit. Për një incident të tillë ka njoftuar fillimisht vetë Posta e Kosovës e më pas rasti është konfirmuar edhe nga Policia.Derisa tashmë është marrë vendim që i dyshuari V.T i përfshirë në këtë incident të dërgohet në mbajtje.***moti: të premten IHMK parashikon mot me shi dhe me shkarkime rrufesh temperaturat do të lëvizin nga 14c deri 23c.***covid-19 në Kosovë: total raste 9.688 Të Shëruar: 5.480, ***www.rtvarberia.com***

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi