Hën. Pri 29th, 2024

Lajme ditore, e premte 07.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 7, 2020

***Kuvendi i Kosovës vazhdon punimet nga ora 10.30. Fillimisht vazhdon seanca e kaluar, ku do të votohen për propozim-rezolutat dhe rekomandimet, ndërsa prej orës 11:00, është paraparë nisja e një seancë të re. Seanca e re do të fillojë me deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, ndërsa më pas pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.*** Philip S. Kosnett: Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë.***Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se një i burgosur në këtë qendër sot është gjetur i varur në shtratin e tij në lartësi prej 1.5 metra.Sipas njoftimit, bëhet fjalë për vetëvarje.*** Ministria e Mbrojtjes së Republikën e Kosocvës ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.Sipas njoftimit, konkursi do të jetë i hapur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.*** Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey në një intervistë për media serbe ka thënën se Amerika mbështet dialogun mes palëve dhe janë të kënaqura me vazhdimin e dialogut, por nuk heq dorë nga takimi në Shtëpinë e Bardhë.*** ***moti: të premten IHMK parashikon mot me shi dhe me shkarkime rrufesh temperaturat do të lëvizin nga 14c deri 23c.***covid-19 në Kosovë: total raste 9.688 Të Shëruar: 5.480, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *