Enj. Pri 25th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e martë 06.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 6, 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u ka kërkuar falje nga thellësia e zemrës të gjithë qytetarëve të Kosovës që u ka kërkuar votën. Ajo thotë se kishte besimin e thellë se LDK-ja e Isa Mustafës nuk do të shndërrohej në një mashtruese recidiviste.Osmani në një postim në Facebook ka kritikuar ashpër kreun e LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se te ai gjen si tipar: mashtrimin, devijimin, ndryshimin e qëndrimeve sa hap e mbyll sytë, tregtinë me parime, por se nuk gjen asnjë pikë njerëzillëku.***Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili në një konferencë për media ka deklaruar se kjo parti do të vazhdojë të jetë në opozitë.Ismaili tha se PDK në opozitë do të vazhdojë të raportojë për shkeljet e Qeverisë si dhe do të jetë opozitë në shërbim të popullit.Gjatë deklarimit të tij Ismaili theksoi se dy qeveritë, ajo e Kurtit dhe ajo e Hotit kanë dëmtuar shumë ekonominë e vendit.***Ditën e premte, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të raportoj para deputetëve për 100 ditëshin në Qeveri.Seanca do të filloj nga ora 11:00***Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në FB ka njoftuar se Qeveria e Maqedonisë Veriore e ka miratuar propozimin e Komisionit për sëmundjet infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR.***Deputeti nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Haxhi Shala, te merkuren do të niset në Hagë, për intervistim në Dhomat e Specializuara.Lajmin e ka bërë të ditur ish kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në Facebook.***Tre të vdekur nga koronavirusi në Kosovë brenda 24 orëve,122 të shëruar dhe 34 raste të reja.njofton IKSHPK***sport: Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në plejof të Ligës së Kombeve pa sulmuesin Vedat Muriqi.Edhe pse Lazio konfirmoi se ai është ftuar nga Kosova dhe është liruar nga klubi, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se lojtari nuk është i gatshëm për ndeshjen e së enjtes ndaj Maqedonisë së Veriut.moti:.Të merkuren parashikohet mot me diell dhe vranesira me mundesi te reshurave te shiut dhe shkarkime rrufesh . Temperaturat do te levizin nga 10 deri 20 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 15-25 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 15848.Të Shëruar:13978, ***www.rtvarberia.com***Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *