Sht. Maj 4th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e hënë 05.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 5, 2020

Në rastin ndaj Salih Mustafës, të akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale, do të thirren 16 dëshmitarë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar..***Bashkimi Evropian pret nga liderët në Ballkanit Perëndimor që të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të jenë në dëm të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit.Kështu deklaroi të hënën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kur është pyetur lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ndaj serbëve që tregojnë se ku janë varrezat e shqiptarëve nëpër Serbi.Ai nuk ka folur për Serbinë, prej nga vijnë këto deklarata, por e ka përgjithësuar situatën, shkruan REL..***Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me deklaratat e zyrtarëve serbë, të cilët ditët e fundit fyen e kërcënuan shqiptarët.Osmani ka thënë se nuk mjaftojnë vetëm reagimet e dhëna qeveria e Kosovës, sot.“Më e pakta që do të duhej të bënte qeveria e Kosovës është që të mos ulet në tavolinë të diskutimit me njerëz që japin deklarata të tilla”, ka thënë ajo.***Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar të hënën se në 24 orët e fundit janë shënuar 41 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që kanë vdekur dy pacientë.Po ashtu, bëhet e ditur se në 24-orëshin e fundit janë shëruar 73 pacientë nga koronavirusi, duke e çuar numrin në 13.929. Raste aktive janë 1.294.***Maqedonia e Veriut të martën vendos për hapjen e kufirit me Kosovën.***Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë z.Christoph ëeidinger.Kryediplomatja ka njoftuar se në takim është folur për dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet austriake në vend..***moti:.Të marten parashikohet mot me vranesira me mundesi te reshurave te shiut dhe shkarkime rrufesh . Temperaturat do te levizin nga 10 deri 21 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 17-27 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 15814.Të Shëruar:13856, ***www.rtvarberia.com***Tri kanaet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *