Sht. Maj 4th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e diel, 04.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 4, 2020

Prokuroria e Specializuar e Kosovës te henen në Hagë mban konferencë për media në lidhje me ecurinë e rastit të Salih Mustafës, i arrestuar kohë më parë me dyshime për krime lufte.Në njoftimin e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale bëhet e ditur se në këtë konferencë do të flasë prokurori Jack Smith nga ora 15:00, transmeton kp. .***Zyrtarët serbë shkelin marrëveshjen e Washingtonit vetëm një muaj pas nënshkrimit të saj.***56 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, njofton IKSHPK.Nuk raportohet për asnjë të vdekur.Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton edhe për 69 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 1.328***Kryesia e Kuvendit pritet që te henen të mbajë një mbledhje e cila do të fillojë nga ora 14:00, ku pritet të diskutohen disa pika, ndër to edhe projektligji për Rimëkëmbje Ekonomik.***Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla në një intervistë për “Vizion Plus” ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë Aleksander Vulin, duke i cilësuar ato si të papranueshme.Ajo ka kërkuar që faktori ndërkombëtar të mos heshtë.***Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të një karantine për shkak të pandemisë me koronavirus.Ai gjatë përmes një komunikimi me qytetarë në Facebook ka bërë të ditur, se megjithatë një gjë e tillë do të varet nga sjellja e qytetarëve dhe numri i rasteve me përfundim fatal si pasojë e sëmundjes.***moti:.Të henen parashikohet mot me diell dhe vranesira me mundesi te reshurave te shiut dhe shkarkime rrufesh . Temperaturat do te levizin nga 15 deri 28 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 20-33 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 15758.Të Shëruar:13787, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *